Eduard Halimi: Qeveria ka kapur të gjitha institucionet, opozitës i janë hequr mekanizmat

Avokati dhe ish-ministri i PD-së Eduard Halimi, thotë se zgjatja e organeve të Vetting-ut dhe mungesa e institucioneve të drejtësisë çuan në kapjen e drejtësisë, gjë e cila u paralajmërua edhe nga Komisioni i Venecias.

Për ta vërtetuar qëndrimin e tij, ish-deputeti thekson se duhet të shihet SPAK i cili është nën kontrollin e plotë të qeverisë. Ai sjell shembullin e Rumanisë ku funksionon sistemi ligjor dhe frika nga ligji.

“Doni të shihni si është situata në drejtësi, shikoni SPAK, shikoni patronazhistët. Cili ishte qëndrimi gjatë zgjedhjeve? Isha në Rumani në 2018 për të nënshkruar një kontratë për energjinë, kolegët e mi rumunë refuzonin që të bëheshin pjesë dhe të nënshkruanin si avokatë. Nuk pranonin, këtu drejtësia funksionon në këtë mënyrë. Që nëse ka dyshime për korrupsion verifikohen në bllok dhe arrestohen. Ishte krijuar klima se funksionon sistemi ligjor. Frika nga ligji. Pavarësia dhe jetëgjatësia në detyrë, ndërsa prokurorët e SPAK në Shqipëri janë me mandat. SPAK-u është nën kontrollin e qeverisë”.

SHKARKO APP