Eduard Shalsi: Prehu i qetë, Tan Mezini!

Nga Eduard Shalsi-

Prehu i qetë, Tan Mezini!
Teksa bëja ecjen e hershme të mëngjesit nga liqeni dje, Tani, që çdo ditë me një grup simpatik miqsh, pjesë e të cilëve bëhesha herë pas here, më ftoi për një kafe të cilën nuk do ta imagjinoja kurrë që do të ishte e fundit…
Miq që nga kohët e gjimnazit, e ruajtëm shoqërinë deri më sot dhe do ta kujtoj përherë me mall si një njeri shumë të shoqërueshem, djalë të zotin në teknologjinë e informacionit, nxitës dhe pjesëmarrës në shumë projekte, që e jetoi jetën me entuziazëm dhe plot aktivitete e kontribute, e me përkujdesje të vazhdueshme për familjen, shokët e miqtë e panumërt.
Vdekja është e pashmangshme, por rëndësi më tepër se sa vitet e jetuara, ka jeta brenda viteve. Dhe Tani ka bërë më të mirën për t’i jetuar plotësisht.
Ndaj Tan i dashur u largove shpejt, por në kujtimet tona do të mbahesh mend përherë plot dashuri, që e dhe pa hezitim dhe e more pafund..

SHKARKO APP