Eduard Zaloshnja: Nëse votohet sot në Shqipëri…

Nga sondazhi i fundit që zhvillova më rezultoi se ndër ata që janë gati të votojnë qysh sot këtu për partitë ekzistuese, rreth 60% ia japin votën PS-së, rreth 35% ia japin votën PD-ASHM, dhe rreth 5% ja japin partive të vogla.

Ndërkohë, nëse votohet sot në Shqipëri, mbi 2/10 e atyre që morën pjesë në zgjedhjet e 11 majit 2025 brenda vendit, nuk do të votonin për asnjë nga partitë ekzistuese.

Po cilat parti kanë firon më të madhe elektorale aktualisht?

Swiss Digital Desktop Reklama

Rreth 1/10 e atyre që votuan për PS-në në zgjedhjet e 11 majit 2025 brenda vendit nuk do të votonin sot për asnjë nga partitë ekzistuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rreth 2/10 e atyre që votuan për PD-ASHM në zgjedhjet e 11 majit 2025 brenda vendit nuk do të votonin sot për asnjë nga partitë ekzistuese.

Rreth 7/10 e atyre që votuan për partitë e vogla në zgjedhjet e 11 majit 2025 brenda vendit nuk do të votonin sot për asnjë nga partitë ekzistuese.

Duke përmbledhur, nga rënia e përgjithshme e pjesëmarrjes do të përfitonte PS-ja, e cila ka firo më të vogël votash se sa partitë opozitare ekzistuese.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?