Eduard Zaloshnja: Sa vota të pavlefshme mund të dalin me 11 maj?

Nga Eduard Zaloshnja-

Në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017, vetëm 32 mijë vota (1.9%) dolën të pavlefshme, sepse fleta e votimit ishte e thjeshtë. Në zgjedhjet parlamentare të prillit 2021, plot 83 mijë vota rezultuan të pavlefshme. Domethënë, 5% e votuesve u ngatërruan në plotësimin e fletëvotimeve si fjalëkryqe numerike. Dhe kështu, votat u shkuan dëm…

Kësaj here, fleta e votimit është vërtet e madhe sa një fletë gazete, por më e thjeshtë se fjalëkryqi numerik i prillit 2021. Në fletën e votimit më 11 maj, votuesit do të shohin 12 kolona emrash kandidatësh (jo numrash), nga një kolonë për secilin subjekt elektoral. Kështu që përqindja e votave të pavlefshme pritet të jetë më pak se 5-përqindëshi i 2021-shit, por sidoqoftë më shumë se 1.9-përqindëshi i 2017-ës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në zgjedhjet e 11 majit, shumica dërrmuese e votuesve do të zgjedhin subjektin elektoral në krye të një prej 12 kolonave të fletës së votimit, si edhe emrin e kandidatit të tyre të preferuar në po atë kolonë. Por disa votues mund të ngatërrohen…

Swiss Digital Mobile Reklama

Në cilat raste do të konsiderohet e pavlefshme vota më 11 maj:

  • Nqs votuesi zgjedh një ndër kandidatët e kolonës X, fjala vjen, por votën në krye e jep për subjektin elektoral të kolonës Y, vota i shkon dëm…
  • Nqs votuesi zgjedh një ndër kandidatët e kolonës X, fjala vjen, por jep vota në krye për dy subjekte të ndryshme njëkohësisht, vota i shkon dëm…
  • Nqs votuesi zgjedh njëkohësisht dy kandidatë nga kolona të ndryshme subjektesh elektorale, vota i shkon dëm…
  • Nqs votuesi nuk preferon asnjë kandidat, por zgjedh njëherësh dy subjekte elektorale, vota kuptohet që i shkon dëm…

Në shumicën dërrmuese të skenarëve të mësipërm, gabimet mund të jenë të paparamenduara. Thresh disa votues mund të ngatërrohen padashje…

Në cilat raste do të konsiderohet e vlefshme vota më 11 maj

  • Nqs votuesi zgjedh subjektin e kolonës X, fjala vjen, dhe votën personale e jep për një kandidat po të kolones X, vota është më se e vlefshme.
  • Nqs votuesi e jep votën personale për një një kandidat të kolonës X, fjala vjen, por nuk zgjedh asnjë subjekt elektoral në krye të kolonave të subjekteve, vota është e vlefshme për kandidatin në fjalë, si edhe për subjektin e kolonës X.
  • Nqs votuesi zgjedh subjektin elektoral në krye të kolonës X, fjala vjen, por voton për dy kandidatë të këtij subjekti njëkohësisht, vota është e vlefshme vetëm për subjektin e jo për kandidatët.
  • Nqs votuesi zgjedh subjektin elektoral në krye të kolonës X, fjala vjen, por nuk voton për asnjë kandidat të këtij subjekti, vota vlen për këtë të fundit.

SHËNIM: Në folklorin elektoral qarkullojnë gojëdhana për nxjerrjen të pavlefshme të votave të partive të vogla nga ndonjë shenjë me stilolaps që shtojnë fshehurazi numëruesit e partive të mëdha. Por deri më sot, gojëdhana të tilla nuk janë provuar me pamje filmike gjatë numërimit të votave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?