Eduart Ndocaj braktis makinën e “Kumbarit”, e radhës një “Rolls Royce”

 

Deputeti Eduart Ndocaj tashmë ka vendosur të shkojë në Kuvend me një makinë mbretërore, duke publikuar një foto në faqen e tij Facebook, teksa shfaqet me një “Rolls Royce”, makinë që përdoret nga familja mbretërore në Britani.

Mbishkrimi i fotos është “Next” që do të thotë “E radhës”, duke lënë të kuptohet se ky do të jetë automjeti i tij i radhës.

Ditën e parë kur shkoi në Kuvend, Eduart Ndocaj përdori një “Mercedez” të vjetër, të njëjtën makinë të cilën e ka përdorur aktori Al Pacino, te filmi “Kumbari”.

Ndocaj u pa të lëvizte me një makinë “Range Rover” ngjyrë të bardhë, ndoshta në seancën e kësaj të enjte do të shihet me makinë të re luksoze, “Rolls Royce”.

SHKARKO APP