Edukatorja e Jetimores se Shkodres: Kini meshire, me doli situata jashte kontrollit

 

Edvana Sulaj, u paraqit dje për herë të parë në gjyq. Edukatorja e jetimores në Shkodër foli për dalje jashtë kontrolli për dhunën e ushtruar ndaj fëmijëve.

E pyetur nga trupi gjykues, 40-vjeçarja e ka pranuar fajin ndërsa ka shfaqur shenja pendese duke kërkuar mëshirë.

“Pranoj se fëmijën e kam goditur. Në atë çast më doli situata jashtë kontrollit, sepse isha shumë e lodhur mendërisht. Ky është rasti i parë që më ka ndodhur prej 15 vitesh që unë punoj në këtë institucion, nuk më kishte ndodhur më parë një gjë e tillë. Ndaj kërkoj mëshirë dhe masë të lehtë dënimi”, është shprehur Sulaj.

Në pamjet e publikuara, 40­-vjeçarja qëllonte me shkelm e shuplaka e më pas iu ul në prehër me dhunë fëmijëve jetimë.

Sulajn, akuzohet për veprat penale “dhunë ndaj të miturve”, “shpërdorim detyre” dhe “heqje e lirisë e të drejtave të fëmijëve”.

SHKARKO APP