FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Edukatorja e një tjetër çerdheje në Tiranë del pozitive me COVID-19, shfaqin shenja edhe 2 koleget e saj

Autoritetet shëndetësore në Tiranë bëjnë me dije se një tjetër çerdhe është drejt mbylljes për shkak të koronavirusit, pasi një edukatorë ka rezultuar pozitive.

Burime për A2 bëjnë me dije se bëhet fjalë për çerdhen nr.11 në Laprakë dhe se edukatorja kishte ditë me shenja, temperaturë dhe dhimbje kockash.

Mësohet që edukatorja prej ditësh nuk ka shkuar në punë dhe pas  konfirmimit me Covid është izoluar në shtëpi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë edhe dy edukatore të po këtij grupi sot nuk kanë shkuar në punë pasi kanë shfaqur shenja të ngjashme me kolegen e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?