Edukatorja me koronavirus, mbyllet kopshti numër 9 në Elbasan
Aktualitet E Martë, 29 Shtator 2020 20:29
Në Elbasan është mbyllur kopshti numër 9 pasi një edukatore rezultoi pozitive për Covid-19, raporton abc news.
Pas konfirmimit të edukatores, prindërit janë njoftuar që të mos i dërgojnë fëmijët në kopsht deri në kryerjen e tamponëve për të gjithë stafin e edukatoreve.
Në 24 orët e fundit në Elbasan u regjistruan vetëm dy raste me Covid-19. Ndërsa, në total numri i rasteve aktive në qark është 309.