Edukatorja në Delvinë pozitive me Covid-19, 6 fëmijët e kopshtit në karantinë

Një tjetër person ka rezultuar pozitiv me Covid-19, në institucionet arsimore të Delvinës.

Edukatorja e kopshtit në qendër të qytezës ka rezultuar pozitive me Koronavirus pas tamponit të kryer.

Siç meson Ora News, ajo është asimptomatike dhe është karantinuar së bashku me familjarët e saj, ndërsa në karantinë janë vendosur edhe 6 fëmijët e kopshtit ku ajo punonte.

Ndërkohë, kopshti në fjalë ndodhet në të njëjtën godinë me shkollën 9-vjecare “Kosta Çavo”, aty ku javën e shkuar u prek nga Covid-19 një mësuese.

Kopshti do të qëndroj i mbyllur deri në një njoftim të dytë, ndërsa janë bërë dezifektimet në të gjithë ambjentin.

Gjithashtu edhe një e moshuar rreth 70 vjeç është infektuar me Koronavirus, ajo është dërguar drejt Spitalit Infektiv pasi gjendja e saj ishte rënduar prej ditësh.

Priten përgjigjet e tamponëve për familjarët e të moshuarës.

SHKARKO APP