Edvin Kondili, kandidati i tretë për SPAK kalon në “filtrin” e KLP: Prokurori, përgjegjës për të gjitha veprimet!

Ka përfunduar procesi i intervistimit të tre kandidatëve për kryetar të Strukturës së Posaçme (SPAK) në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

I treti në këtë proces ka kaluar Edvin Kondili, i cili është edhe i vetmi kandidat që nuk ka mbajtur asnjëherë poste drejtuese. Megjithatë, ai ka thënë para KLP se kjo nuk e ka demotivuar për të kandiduar, ndërsa ka prezantuar edhe planin e tij, nëse përzgjidhet në këtë post.

“Kam shprehur dëshirën për drejtimin SPAK nisur nga motivimi dhe eksperienca ime. Ngritja e SPAK do të bazohet në objektiva konkrete në afate sa me të shpejta: krijimi i BKH si plotësues e SPAK. Garantimi total e pavarësisë së prokurorëve, mentaliteti i ndryshuar i prokurorëve larg centralizimit të dikurshëm. Prokurori është pergjegjës për të gjitha veprimet e veta. Organizimi i veprimit për çështjet nën hetim, protokolle hetimore konkrete me afate të qartë hetimi.

Puna në grup, një qellim i përbashkët i gjithe SPAK: aplikimi i hetimeve proactive për hetime pasurore. Opinioni publik pret rezultate konkrete dhe është detyra jonë parësore të vijmë në pirtshmerinë e tij. Bashkëpunimi me agjensitë të tjera ligjizbatuese me rëndësi të veçantë: efektiv, në kohë sa më të shkurtër dhe me mjetet të përshtatshme për çdo çështje. Marrëdhënia me publikun, shumë e rëndësishme dhe bashkëpunimi, sigurisht pa cenuar sekretin hetimor”, është shprehur Kondili.

Pyetje-Përgjigje:
Seiti: Nuk e keni parur eksperiencë si drejtues. Cila është arma juaj e fortë në raport me dy kandidatët e tjerë?

Kondili: Kam eksperiencë prej 15 vite si prokuror, por asnjëherë drejtues. Kjo gjë nuk me ka demotivuar, por bazohem në të gjithë eksperiencen time ku kam patur rastin të prek çdo aspekt të hetimit të një çështjeje.

Alfred Balla: Mendoni se fakti që vini nga Krimet e Rënda, strukturë që po shkrihet këto ditë … shikoni një handikap në këtë aspekt?
Kondili: Krimet e rënda kanë pasur suksese dhe dështimet e veta. Ata kanë kontribuar në ngritjen e SPAK.
Tartar Bazaj: Hetimi pasuror do të jetë një nga komponentët e punës tuaj. A do të kthehet në bumerang për ata që nuk kanë patur mundësi të dokumentojnë të në atë kohë?
Kondili: Një qytetar që ka pasuri informale nuk është objekt i SPAK, por pasuria me origjinë kriminale.

Sander Beci: Cila do të ishte më e drejtë për ndjekjen e hetimeve pasurore?
Kondili: Hetimi pasuror duhet të ndiqet nga i njëjti prokuror që ndjek hetimi penal.
Ibrahimi: Fakti që ligji parashikon bashkëpunim me forca të tjera policore përveç BKH, përbën një rrezik për dekonspirim?
Kondili: SPAK fillon nesër, BKH kërkon pak kohë per t’u formuar. Do të duhet bashkëpunim me policinë e shtetit me njerëz të emëruar posaçërisht për këtë bashkëpunim. Do të bashkëpunohet me agjenci të tjera policore, sepse do të ketë nevojë për mbarëvajtjen e hetimit.

EURALIUS: Si do veproni si administrator të kësaj strukture?
Kondili: Si drejtues administrativ SPAK, do të ndiqen të gjitha parashikimet e ligjit për funksionim të SPAK. Drejtuesi nuk mund të ndërhyrë në pavarësinë e prokurorit. Drejtuesi është prokuror dhe si i tillë do të jetë mbështetje për këtë strukturë.
Lacomy, OPDAT: Cila është mënyra më e mirë e bashkëpunumit midis prokurorëve dhe hetuesëve neë SPAK?
Kondili: Ky bashkëpunim duhet të bazohet në një marrëdhenie reale midis të dyve, bazuar në besim, profesionalizëm. Së bashku përgjigjen për një qellim të përbashkët.

SHKARKO APP