Efektet anësore që mund të keni nga doza e tretë e vaksinës anti-Covid

Në kuadër të procesit të vaksinimit dhe marrjes së dozës së tretë të vaksinës anti-Covid, Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale ka publikuar disa nga efektet që mund të pësojë çdo i vaksinuar.

MSHMS, përmes një videomesazhi të publikuar në rrjetet sociale, bën me dije se doza e tretë e vaksinës ka të njëjtat efekte si dy dozat para.

Ndër të tjera, në mesazhin e shpërndarë në rrjetet sociale ministria u bën apel qytetarëve që të vaksinohen dhe, nëse vërtet efektet janë serioze, të komunikojnë me mjekun e tyre të familjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Efektet anësore pas vaksinimit ndaj Covid 19 me dozën e tretë, janë të ngjashme me efektet që keni pasur gjatë vaksinimit me dy dozat e para. Shenjat që do u shfaqen me dozën e tretë janë, ethe, dhimbje koke, dhimbje e vendit të injektimit, lodhje etj. shumica e efekteve anësore janë të lehta por në raste të rralla mund të jenë serioze. Nëse përjetoni efekte anësore serioze kontaktoni me mjekun tuaj”, thuhet në mesazhin e ministrisë së Shëndetësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë kujtojmë se një ditë më parë në vendin tonë janë konfirmuar të infektuar me Covid 251 qytetarë dhe kanë humbur jetën 7 persona. Ndërkaq nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të vaksinuarve ka shkuar në 2 639 523 qytetarë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?