Efektet negative të pandemisë, nga 1060 ankesa, 100 për humbje të punës dhe 240 për vonesë page

Pandemia u dha goditje të rëndë shumë sektorëve të ekonomisë, duke ndikuar edhe në mbarëvajtjen menaxheriale nga ana e Inspektoriatit të Punës.

Përgjegjësja e këtij sektori, Irida Qosja, thotë se shumë punonjës ndërprenë marrëdhëniet me punëdhënësin ose mbyllën aktivitetin për shkak të situatës emergjente.

Kjo solli edhe një rritje të ankesave pëër largim nga puna ose vonesa të pagave.

“Kemi pasur fluks të shtuar ankesash. Kemi trajtuar 1060 ankesa, 100 janë të adresuara për ndërprerje të marrëdhënies së punës, 240 raste ka pasur vonesa në pagë dhe kontribute shoqërore. Të gjitha janë trajtuar, një pjesë e madhe edhe janë zgjidhur.”

Më tej ajo shpjegon funksionimin e këtij sektori sa i përket sigurimeve shoqërore apo pagës së luftës sipas VKM-së së përshatur prej pandemisë,.

“Rast pas rasti kemi bërë delegimet tona jo vetëm te Tatimet por edhe pranë Krimit Ekonomik për raste ku shohim se ka gjurmë të pastër të moshlyerjes së detyrimit kundrejt punëmarrësve.”

Inspektoriati i Puëns ka bashkëpunuar me Drejtorinë e Tatimeve dhe Krimin Ekonomik, ndërsa nga 1060 ankesa kanë marrë zgjidhje 61% e rasteve në favor të punëmarrësve. /Ora News

SHKARKO APP