Efektivi i zjarrfikësve në Has godet policin me levë, arrestohet

 

Një punonjës i policisë rrugore është goditur dhe është rrahur nga një koleg i tij, në Has. 

Sipas policisë, pas ngjarjes,  është arrestuar në kushtet e flagrancës Endrit Mulaj, 33 vjeç, nga Kruma,  efektiv i zjarrfikësve të këtij qyteti. Nga hetimet paraprake mësohet se Mulaj ka hyrë në konflikt me një punonjës të Policisë Rrugore për parkimin e e gabuar të mjetit të tij.

Në debat e sipër ai e ka goditur me levë efektivin i cili përfundoi në spital.

SHKARKO APP