Efektivi me a@më në Kuvend? Berisha: Vend mbi tokë nuk do të kesh! Nuk të mbron njeri ty!

Sali Berisha gjatë fjalës nga dritatja e banesës, iu drejtua efektivit që sot ju drejtoi armën deutetëve të opozitës, teksa u shpreh se askush nuk mund dhe nuk do ta mbrojë atë. ”Nuk të mbron ty as Ervin Porja apo Troplini, as Ilir Shullazi, as Edvin Hajduti”, shtoi Berisha.

”Altin Muço, ti që nxore revolen ndaj deputetit, vend mbi tokë nuk do të kesh! Bandit, mercenar që nuk njeh Kushtetutë, nuk njeh ligj, nuk njeh moral. Nuk të mbron ty as Ervin Porja apo Troplini, as Ilir Shullazi, as Edvin Hajduti.

Ke bërë një akt që nuk e ka bërë kush nga viti 1945 gjer sot. Trimëria, guximi, vendosmëria e deputetëve të opozitës në sallë dhe jashtë sallës e shndërroi parlamentin në kështjellën e pamposhtur të opozitës. E shndërroi parlamentin në kështjellën e qëndresës, në kështjellën e fitores”.

SHKARKO APP