Efektivja këputi gishtat, flet xhaxhai: Ja si është gjendja e saj
Në protestën e djeshme të banorëve të Astirit para Parlamentit u plagosën disa qytetarë, por në mesin e tyre kishte edhe efektivë policie.
Nga përplasja e djeshme, efektivja Ina Nuka humbi dy gishtat e njërës dorë pas shpërthimit të një kapsolle.
Xhaxhai i saj Arif Nuka, tha për BW efektivja ndodhet në reanimacion dhe gjendja e saj është përmirësuar ndjeshëm.
“Mbesa është në reanimacion, gjendja është e përmirësuar. Po vijojnë procedurat për mjekim në Ankara. Mjeket e spitalti te traumes kane bere nderhyrjen, por duhet nje tjeter me e specializuar. Mbesa eshte demtuar ne 2 gishtatdhe ne nje pjese siper dorës. Presim ne cdo moment te niset drejt Ankarase per trajtimin dhe nderhyrjen e specializuar” tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

