Efektivja nga Tropoja që humbi jetën në Letoni (FOTO)
Nëntetare Zarife Muharrem HASANAJ, ishte efektivja e Forcave të Shqiptare e cila humbi jetën si pasojë e shpërthimit të një mine në Letoni, ndërsa të plagosur kanë mbetur komandanti i kontigjentit, Major Klodian Nikolla TANUSHI dhe Rreshter Julian Xhevat KAPAJ.
Ngjarja ka ndodhur gjatë kryerjes së detyrave luftarake, në bazën e NATO-s ku ishte zhvilluar një stërvitje ushtarake e një prej aleatëve.
Sipas informaciomeve të deritanishme Major TANUSHI dhe Rreshter KAPAJ janë nën kujdesin maksimal të mjekëve, në bazën Camp Adazi, në Letoni. Më poshtë po iu sjellim edhe foton efektives që u nda nga jeta.

Zarifja, 32-vjeçare me origjinë nga Tropoja, ishte në misionin e saj të parë jashtë vendit. Emocione dhe krenari teksa ajo tregon për punën e saj, nga Letonia, ku është pjesë e kontigjentit të Forcave të Armatosura shqiptare në mbështetje të misionit të NATO-s, Ndan edhe një urim për Shqipërinë dhe anëtarësimin në Aleancën Euro-atlantike. “Është hera e parë që kontribuoj në komisionet jashtë vendit dhe bëj pastrimin e zonave të infektuara nga municione të paplasura. Gëzuar Shqipëri 10 vjetorin në NATO”, shprehet nëntetarja Zerife Hasanaj në videon që ministrja ka zgjedhur të shpërndajë si mesazh të veçantë për 10-vjetorin në NATO.
KOHA JONË SONDAZH

