“Eigrantët përbëjnë rrezik për Europën”

 

Deklarata të ashpra ndaj BE-së nga kryeministri i Hungarisë Viktor Orban per situatën e krijuar në Europë nga klandestinët që largohen nga vendet e konfliktit.

Ai ka dhënë alarmin se emigracioni ilegal është shndërruar në një kërcënim për Evropën pasi sjell terrorizëm, papunësi dhe kriminalitet.

Dhe përballë një situate të tillë, Orban thotë se Bashkimi Europian nuk po bën asgjë për tu mbrojtur prurjet masive të klandestinëve.

Ai ka dhënë alarmin se shtete europiane rrezikojnë të humbin identitetin kulturor për shkak të valës së klandestinëve që vijnë kryesish nga Siria, Libia apo Afganistani.

Ndërkohë Hungaria vijon të ndërtojë murin në kufirin me Serbinë për të parandaluar klandestinët që e përdorin Serbinë si portë për të hyrë në vendet e BE-së.

Nga ana tjetër, parlamenti hungarez ka miratuar një ligj që ndalon pranimin e klandestinëve, vendim ky që ka ngjallur zemërimin e vendeve të tjera të BE-së të cilat kjanë rënë dakord për kuotat e klandestinëve.

SHKARKO APP