”Ejani se e vr*va”, mësohen detajet e para të ngjarjes. Policia: Autori në arrati

Një vrasje ka ndodhur në Fushë-Krujë pasditen e kësaj të premteje. Autori i dyshuar i ngjarjes është Eduart Afmataj, i cili dyshohet se ka qëlluar për vdekje Artur Cangun pas një konflikti mes tyre.

Po ashtu raportohet se kufoma e Artur Çangut është gjetur në fshatin Kurcaj në Nikël të Fushë-Krujës. Viktima është gjetur i kthyer përmbys dhe me goditje plumbash në trup. Nga informacionet paraprake, bëhet me dije se vrasja ka ndodhur pas një konflikti mes dy fqinjëve.

33-vjeçari Eduart Afmataj ka qenë dhëndër në fisin e viktimës. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes tyre, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i Policisë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël, dyshohet se shtetasi E. A, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë shtetasin A. C.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. A.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?