Ek*ekutimi i Gentjan Bejtjas në Fushë Krujë, gjendet një makinë e djegur

Pas ekzekutimit të Gentjan Bejtjas në Fushë Krujë, është gjetur një makinë e djegur, që mendohet se iu përket autorëve të vrasjes.

Ngjarja ndodhi në fshatin Larushk të Fushë-Krujës.

Ngjarja:

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-polici i burgjeve, Gentjan Bejtja është ekzekutuar me armë zjarri pasditen e kësaj të premteje, në oborrin e banesës së tij në Larushkë të Fushë-Krujës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rrethanat e krimit janë ende të paqarta, megjithatë mendohet se kemi të bëjmë me një atentat të mirëmenduar. Dyshohet se Bejtja është ruajtur nga autorët dhe është qëlluar teksa futej në banesë.

Një automjet i djegur është gjetur nga policia jo larg vendit të krimit. Makina dyshohet se është përdorur nga autorët e vrasjes.

“Në fshatin Larushk, Krujë, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi G. B. Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar”, njoftoi shkurtimisht policia për ngjarjen.

42-vjeçari Bejtja u kishte shpëtuar deri më tani 3 atentateve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?