Ekipet e epidemiologëve sfidojnë borën, Manastirliu: Mirënjohje për sakrificën (FOTO)
Pandemia Covid-19 nuk ka ikur, edhe pse bora që ka zbardhur të gjithë Shqipërinë ka marrë vëmendje mediatike, puna e epidemiologëve në terren vijon, pavarësisht kushteve të pazakonta të motit që kanë përfshirë vendin.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bën të ditur se ekipet janë në terren edhe këtë të diel për të testuar qytetarët e dyshuar për Covid-19.
”Edhe në kushtet e pazakonta të motit, ekipet tona të jashtëzakonshme të epidemiologëve në çdo cep të vendit, janë në terren edhe këtë të diel, për të testuar qytetarët e dyshuar për Covid-19. Mirënjohje për sakrificën dhe përkushtimin e pashoq”, shprehet ministrja.