Ekipi “Çamëria” s’lejohet të luaj në Greqi për shkak të emrit, futbollisti Tepshi: Na kërc*nuan se jemi shqiptarë!

Ekipit shqiptar “Çamëria” nuk po i lejohet të marrë pjesë në Champions Leaguen e Minifootball në Greqi për shkak të logos, emrit dhe fanellës.

Një turne i tillë në minifutbollin 5×5 po zhvillohet në Kretë, teksa ekipi me lojtarë shqiptarë ka hasur vështirësi në vijimin e garës pas dy ndeshjeve të luajtura, ku për shkak të emrit dhe simboleve duket se nuk do i lejohet të vijojnë garën.

I pyetur nga Gazeta Koha Jonë, futbollisti Guido Tepshi u shpreh se ekipit u është kërkuar “të ndërrojnë emrin për të patur mundësi për të luajtur”.

Shërbimi sekret i ishullit na ka thënë se grupe ekstremiste janë organizuar për të na dëmtuar fizikisht pasi çuditen si është e mundur që një ekip shqiptar i quajtur “Çamëria” të luajë në Greqi“, ka deklaruar për median “Koha jonë”, Tepshi.

Mediat greke kanë ngritur si shqetësim se si një ekip shqiptar nën emrin “Çamëri” luan në kompeticionin e minifutbollit që zhvillohet në Greqi. Ekipi shqiptar ftohet të bëjë kujdes nëse do ketë një vazhdimësi të garës, për shkak të grupeve nacionaliste në vendin fqinj.

Futbollisti Tepshi ka sqaruar më tej se ekipi nuk ka pranuar të ndryshojë emrin “Çamëria” dhe logon e ekipit dhe po ashtu të hiqej uniforma.

“Nuk mund të pranonim të luanim si anonim pasi qëllimi ishte të përfaqësonim Shqipërinë, pavarësisht kërcënimeve dhe agravimit të situatës”, ka thënë më tej për “Koha Jonë” Guido Tepshi.

Ndërkohë lidhur me këtë ka reaguar edhe grupimi i Kombëtares, Tifozat Kuq e Zi, që kanë thënë se janë të mbështetje të futbollistëve dhe nuk duhet të ndalen nga nacionalizmi. Por realisht duhet që Ministria e Jashtme e Greqisë të kërkojë ruajtjen fizike të ekipit të Shqipërisë.

 

SHKARKO APP