Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 19:06 Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin nacional Qukës-Prrenjas, pranë urës së Torromanit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke përfunduar jashtë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ekipi i fushatës, Basha zgjedh ish-ministra dhe drejtorë të Berishës

Aktualitet E hënë, 6 Korrik 2020 19:57
Ekipi i fushatës, Basha zgjedh ish-ministra dhe drejtorë të Berishës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Të deleguarit e Partisë Demokratike që do të drejtojnë proçesin e kandidaturave për deputet në bazë nuk janë as më shumë e as më pak se një përzierje ish-ministrash e drejtorësh të rëndësishëm në kohën e qeverisjes së Berishës (ndër ta edhe të përfolur) me disa emra zyrtarësh partiakë të propozuar nga Lulzim Basha. Në zonat kryesore në vend ku vihet re një dominim emrash i atyre që kanë qenë pjesë e qeverisjes “Berisha” në nivel ministrash si Genc Pollo, Florion Mima, Flamur Noka, Aldo Bumçi, në nivel zv-ministrash Alfred Rushaj, Jorida Tabaku, Avenir Peka, Bardh Spahia, në nivel drejtorësh të rëndësishëm si Sait Dollapi, Arben Ibro, Ervin Minarolli e emra të tjerë sërish në kohën e qeverisjes “Berisha” si Xhemal Gjunkshi, apo Arben Kashahu.

Në listën e të deleguarve është përfshirë edhe financieri i PD-së, Ilir Dervishi, një nga dy emrat që ka firmosur kontratat e lobimit të Partisë Demokratike në 2017, për të cilin ka një kallëzim penal nga ana e PS-së. Pjesë e të deleguarve është edhe ish-kryetari i bashkisë së Lezhës, Anton Frrokaj, dhe Aleksandër Biberaj i kthyer rishtazi në PD. Listës i janë shtuar dy analistët Fitim Zekthi dhe Bledi Kasmi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sigurisht që pjesë e procesit janë zyrtarët aktualë të angazhuar me strukturat edhe më parë, si Ervin Salianji, Ivi Kaso, Enno Bozdo, Edmond Spaho, Bardh Spahia dhe disa të tjerë më pak të angazhuar në struktura partike, por me pozicione kyçe aktualisht në PD si Gazmend Bardhi dhe Çlirim Gjata. Nëse do t’i hedhim një sy të përgjithshëm listës, shumica prej tyre janë emra të lakuar (ministra, zv-ministra, drejtorë, gjeneralë, kryetarë degësh, ekspertë e ish-deputetë) që në kohën e Berishës, ndërsa janë shumë pak emra që angazhohen për herë të parë si të deleguar, si Ina Zhupa, Arben Kashahu, Ilir Dervishi, Nushe Lazaj, Akil Kraja apo Fatbardha Kadiu.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Të deleguarit në fakt nuk duhen parë thjesht si listë emrash, që do të merren me organizimin në bazë. Ata janë minimalisht një vend i sigurtë në listat për deputetë e makimalisht pjesë e stafit të ardhshëm qeverisës i Partisë Demokratike nëse ajo fiton zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Të deleguarit janë çuar në zona që nuk kanë influenca partiake. Përshembull, Fitim Zekthi që kandidoi për deputet, zgjedhjet e kaluara, për zonën e Belshit është dërguar në Shkodër, ndërsa Lorenc Luka një figurë e njohur e PD-së në Shkodër është dërguar në Belsh të Elbasanit.

Mund t'ju interesojë

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Para 1 ore
Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

Para 1 ore
SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

Para 2 orësh

Kandidatët për deputetë

Që prej 25 qershorit në Partinë Demokratike ka filluar proçesi i propozimit të kandidaturave nga anëtarët e partisë nëpër grupseksione ku secili anëtar ka të drejtën të propozojë vetëm një kandidat. Kjo fazë parashikon edhe vetëpropozimin nëse ka mbështetjen e 10 anëtarëve të partisë. I gjithë procesi do të gjasë deri më 31 korrik. Më pas, për procesin e seleksionimit të kandidaturave do të ngrihet Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve me 5 anëtarë dhe dy ndihmës. Komisioni seleksionues, që nuk ka dominancë politike, do të vendosë në fakt mbi kandidatura krejtësisht partiake. Sipas udhëzimit, në pesëshen anëtare të komisionit marrin pjesë ish-drejtues të lartë partisë (vetëm Genc Ruli), si dhe personalitete të shoqërisë civile, medias, dhe përfaqësues të botës akademike. Kandidaturat e konfirmuara nga anëtarësia do të përbëjnë jo më pak se 80 % të listës së kandidatëve të partisë në zgjedhje, ndërkohë që jo më shumë se 20 % e listës së kandidatëve do të përzgjidhen nga kryesia e partisë, si prurje të reja nga bota akademike apo shoqëria civile; përfaqësues të të përndjekurve politikë apo pronarëve; përfaqësues të diasporës; përfaqësues të sipërmarrjes; personalitete politike me kontribut të gjatë në parti., etj.

Tre kryetarë degësh japin dorëheqjen

Për të shmangur konfliktin e interesit gjatë procesit të propozimit, seleksionimit dhe konsultimit të kandidaturave, lidershipi i partisë në nivel dege (kryetarë dhe sekretarë) është lënë jashtë procesit. Për pasojë, dy nga kryetarët e degëve, Andrea Mano në Korçë dhe Luan Baçi në Fier kanë dhënë dorëheqjen nga drejtimi i degëve, për tu futur në garën për deputet. Njoftohet se ka dhënë dorëheqjen edhe Xhelal Mziu kryetar i degës së PD-së, Kamëz. Ndryshe nga Mano dhe Baçi, Mziu ka dhënë dorëheqjen për të qënë kandidat i ardhshëm i PD-së për kryetar bashkie. Dorëheqja e tij është bërë më herët, por u bë publike vetëm të hënën mbasdite Ky proces tanimë është mbyllur (ishte pesë ditë) dhe asnjë prej kryetarëve të tjerë në degë nuk lejohet që të japë dorëheqjen për t’i hapur rrugë përfshirjes në listat për deputet apo kandidimit per kryetar bashkie.

Burimi: Gazeta Si

Etiketat e lidhura

Lulzim Bashazgjedhje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital
Para 1 ore

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore
Para 1 ore

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

OKB kërkon uljen me 6% në vit të emetimeve, Guterres paralajmëron për krizën klimatike
Para 1 ore

OKB kërkon uljen me 6% në vit të emetimeve, Guterres paralajmëron për krizën klimatike

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?
Para 1 ore

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 20 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 23 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.