Ekipi i inxhinierëve të Institutit të Ndërtimit, në terren për inspektimet e fundit
Inxhinierët e Institutit të Ndërtimit po vijojnë punën përkrah ekspertëve të huaj në inspektimin e godinave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Grupet e punës kanë dalë në terren që në ditët e para të pas tërmetit, ku po bëjnë verifikimin e banesave, nëse janë të banueshme ose të pabanueshme. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, publikoi sot një fotografi të ekipit të inxhinierëve të Institutit të Ndërtimit, që po ndjekin hap pas hapi punën në terren.
“Të palodhur për t’u shërbyer qytetarëve dhe për të çuar misionin fisnik deri në fund, në inspektimin e godinës së fundit të dëmtuar nga tërmeti i datës 26 nëntor.Ekipi i Inxhinierëve të Institutit të Ndërtimit”,-shprehet ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Shqipëria u godit nga një tërmet me magnitudë 6.3 i shkallës Rihter më 26 nëntor. Bashkimi Europian dhe shtetet anëtare dërguan menjëherë ekipe kërkim-shpëtimi dhe ndihmë materiale. Inxhinierët ndërkombëtarë dhe shqiptarë punojnë së bashku për të vlerësuar dëmet në ndërtesa dhe infrastrukturë.