Ekipi i mjekëve nga Tirana shpëtojnë nënën e re
Një grua shtatzënë 31-vjeç, e cila ishte në muajin e saj të gjashtë, humbi trinjakët këtë të premte. Enkeleda Rexhepi, u paraqit në spitalin e Bulqizës por atje nuk ka patur as mjekë dhe as sallë operacioni dhe për lindjen e saj u asistua vetëm nga një infermiere. Ajo fillimisht arriti të lindë njërin prej trinjakëve por humbi dy të tjerët. Por ndryshe thuhet në reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë, në të cilën thuhet se 31-vjeçarja është asistuar nga një mjek i përgjithshëm dhe nga dy mami të maternitetit.
Lidhur me ngjarjen e ndodhur në spitalin e Bulqizës, sqarojmë opinionin publik si më poshtë:
Nëna me inicialet E.R. 31-vjeç është paraqitur në spitalin e Bulqizës në orën 12:00 të ditës së sotme. Nëna e re është asistuar për lindjen e trenjakëve me moshë barre të parakohëshme 24 javëshe. 31-vjeçarja është asistuar për lindjen e fëmijës së parë nga mjeku i përgjithshëm Fatos Hoxha dhe dy mami të maternitetit të Bulqizës.
Për shkak të komplikacioneve, menjëherë është njoftuar ekipi i urgjencës kombëtare mjekësore dhe është nisur nga Tirana një ekip i specializuar nga Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” me helikopterin e Urgjencës Kombëtare.
Brenda 20 minutash, helikopteri me ekipin e specializuar nga Tirana ka mbërritur në spitalin e Bulqizës. Mjekët e specializuar të maternitetit të Tiranës kanë asistuar dy lindjet e tjera dhe kanë shpëtuar nënën e re, e cila rrezikonte jetën. Për shkak të moshës së vogël të barrës (24 javë është e papajtueshme me jetën), trenjakët nuk kanë mundur të mbijetojnë, ndërsa nëna tashmë është jashtë rrezikut për jetën dhe në këto momente është nën kujdesin e mjekëve.
KOHA JONË SONDAZH

