Eklipsi, hëna do të “gllabërojë” diellin për katër minuta e nëntë sekonda

Photo credit: Getty

Eklipsi i plotë i diellit do të ndodhë sot më 8 Prill 2024 në orën 21:27, sipas orës së Shqipërisë. Do të përjetohet si ngjarje në 13 shtete të SHBA-ve, në Meksikë dhe në Kanada. NASA do të transmetojë live nga ora 19:00 deri në 22:00.

Plot 31.5 milionë njerëz do të mund ta shohin këtë fenomen të pazakontë kozmik, ndërsa miliona do ta përcjellin atë live në një transmetim prej 3 orësh të NASA-s.

Eklipsi ka përfshirë interesimin e gjithë mediave të botës, vëzhguesit e yjeve janë mblidhedhur në Amerikën e Veriut, disa orë përpara se të ndodh ky fenomen i rrallë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Eklipsi i plotë i diellit do të fillojë mbi Ishujt Kuk në Oqeanin Paqësor, dhe më pas do të lëvizë nëpër Meksikë dhe 13 shtete të SHBA-së, përpara se të përfundojë në Newfoundland dhe Labrador, Kanada.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në rrugën e eklipsit të hijes më të thellë – “totalitetit” – qielli do të zbehet për katër minuta e nëntë sekonda. Kjo do të shoqërohet me ulje të me njëhershme të temperaturës.

NASA do ta shfrytëzojë këtë mundësi për të kryer shumë eksperimente gjatë gjithë ngjarjes kozmike, duke përfshirë lëshimin e raketave në hijen e eklipsit dhe dërgimin e avionëve reaktivë kërkimorë për të gjurmuar rrugën e tij.

Koha Jonë

2024 Total Solar Eclipse: Through the Eyes of NASA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?