Ekonomi: Niveli i digave të HEC-eve nën kuotë, reshjet mund të dëmtojnë argjinaturat
E ftuar në Ora News, ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi u shpreh se nga sasia e reshjeve dhe prurjet mund të dëmtohen argjinaturat prandaj duhet të ndërhyhet.
Sipas Ekonomit, në zonën e Ishmit dhe Erzenit sepse ka pasur shumë prurje dhe si pasojë e ndërtimeve pa leje ishin bllokuar kanalet bllokuese.
Ekonomi: Nga sasia e reshjeve dhe prurjet mund të dëmtohen argjinaturat prandaj duhet të ndërhyhet. Ka pasur ndërhyrje në shumë zona për të punuar për këtë çështje. Është bërë shumë kujdes në zonën e Ishmit dhe Erzenit sepse ka pasur shumë prurje dhe si pasojë e ndërtimeve pa leje ishin bllokuar kanalet bllokuese. Është detyra e bashkisë që t’i pastrojë këto kanale, por duhet pasur parasysh se ka edhe një procedurë se si pastrohen kanalet, sepse nuk mund të mbillet dhe të ndërtohet pa leje duke penguar gjithë komuniteti.
Ekonomi shtoi se niveli i HEC-eve është nën kuotë dhe theksoi se funksionon raportimi 2 herë në ditë, ose maksimalisht çdo 4 orë për nivelin e tyre.
Ekonomi: Ne kemi blerë para pak vitesh 25 krahë gjatë duke i shpërndarë secilin në bashki. Disa nga punët bëhen me garë publike dhe ka kompani private që punojnë në rate të tilla. Por duhet patur parasysh që kemi një sezon me shumë reshje dhe shumë thatësirë. Niveli i HEC-eve është nën kuotë. Funksionon raportimi 2 herë në ditë, ose maksimalisht çdo 4 orë. Raportimet janë që nuk ka derdhje nga digat, janë në nivelin maksimal. IGJEUM ka raportuar se nuk do të ketë më reshje, por do të ketë dëborë.