“Ekonomia” miraton ligjet që përjashtojnë tenderat publikë operatorët, aksionerët apo administratorët e dënuar!

Komisioni parlamentar i Ekonomisë miratoi ndryshimet ligjore që synojnë të pengojnë aksesin në fonde publike të operatorëve ekonomikë të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë. Referuar nismave ligjore të amenduara, nga tenderat publikë do të përjashtohen jo vetëm shoqëritë tregtare apo kompanitë që janë të përfshira në vepra të renda penale, por edhe ne rast se aksionerët e tyre janë të përfshirë në krime apo korrupsion.  Ndryshimet në ligjin për investimet apo ndihmën ligjore që zgjerojnë bazën e ndalimeve, janë parashikuar të votohen në seancën plenare të kësaj jave.

Po ashtu, në praninë e zëvëndësministrit të Financave Elton Haxhi, komisioni miratoi edhe ndryshimet në ligjin për investimet e huaja që në thelb shtyjnë afatin e mbrojtjes së posaçme shtetërore nga 31 dhjetori 2018 në 31 dhjetor 2019.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?