“Ekonomia në inerci negative”, Lazimi: Popullsia është varfëruar, shpenzimet familjare janë rritur

Sipas INSTAT, rreth 28 mijë qytetarë kanë humbur vendin e punës gjatë tre muajve të fundit. Për të folur mbi këtë dhe ekonominë kombëtare në përgjithësi, i ftuar në Ora News ishte eksperti i ekonomisë Majlind Lazimi.

Sipas tij, situata ekonomike në vend është në një inerci negative.

Majlind Lazimi: Në mungesë të një politike apo mbështetëse nga ana e qeverisë, sektorë të cilët kanë pasur shqetësime të thella, pasiguri, mungesën e investimeve, aktivitetit të biznesit siç është industria tekstile, sektori i shërbimeve, turizmi dhe natyrisht, me ardhjen e vjeshtës, që përkon me fundin e vitit të kaluar, do të thotë se situata është përkeqësuar. Përsa kohë nuk kemi shifrat e këtij 3-mujori pasi edhe pak ditë na ndajnë nga fundi i marsit, megjithatë mendoj se situata ka një inerci negativiste. Kështu që mendoj se jemi ende në një fazë inercie të situatës ekonomike ku edhe për shkak të situatës para-elektorale do të thotë se sa i përket investimeve private ato kanë stopuarduke qenë se të gjitha bizneset po shohin situatën. Nga ana tjetër, edhe investimet publike kanë qenë të fokusuara në pak projekte, të gjitha jo domosdoshmërisht do të kenë efekt në punësim. Dhe mbi të gjitha ka të bëjë me klimën e ekonomisë në përgjithësi, klimën e biznesit ku edhe me mbarimin e dy veprave të mëdha si ishin TAP dhe Devolli pa dyshim që investimet e huaja, edhe për shkak të pandemisë, kanë qenë në rënie.

Sipas Lazimit, gati 8% e popullsisë shqiptare është varfëruar, duke patur parasysh indeksin e 5 dollarëshit në ditë, ndërsa shtoi se edhe vetë shpenzimet familjare, edhe ushqimet, kanë njohur rritje.

SHKARKO APP