Ekonomiku publikon sot listat e fituesve të fazës së parë
Fakulteti Ekonomik do të publikojë sot në faqen e tij zyrtare listat e maturantëve fitues të fazës së parë për katër degët.
Duke folur në konferencën për shtyp së bashku me dekanët e tre fakulteteve të Universitetit të Tiranës lidhur me pranimet në këtë institucion, Dhori Kule, tha se me 2 shtator deri me 15 shtator nis faza e parë e regjistrimit.
Kule: Sot publikohen listat. Deri në 30 gusht do ti shohin rezultatet. Nëse konfirmohen pasaktësi ka të drejtë ankimimi deri në 30 gusht. Nga 31-1 shtator shpallen rezultatet e ankimimeve.Raundi i parë fillon me 2 shtator-15 shtator. Ka 7 faza 48 ortëshe, të mos shqetësohen që fazën e parë apo të dytën nuk e shohin veten fitues. Shpërndarje e më të mirëve do të bëjë që të vijë radha në fazat e tjera.
Kule tha se për këtë viti, janë 21 523 aplikime në Fakultetin e Ekonomisë, 1200 apikime më shumë se një vit më parë.
Kule: Në katër degët e veta e fillon me mesataren 9.9. Ata që janë me mesataren poshtë kësaj të fundit nuk duhet te jenë pesimistë, sikur të regjistrohen të gjithë mbeten 360 vende.
Kule shtoi se “këtë vit Ekonomiku do të fillojë me nga një grup leksioni për të gjitha degët mësimdhënie në gjuhën angleze”.
Ndërsa sa i takon Fakultetit të Drejtësisë, dekani Artan Hoxha tha se: “Fakulteti i Drejtësisë ruan të njëjtën kërkesë të aplikantëve. Këtë vit shkollor fillon Masteri i integruar 5 vjeçar. Procesi ka tre raunde”.
KOHA JONË SONDAZH

