Ekskluzive, zjarri i përmasave të mëdha rrezikon Borshin (FOTO/VIDEO)

Situata kritike e zjarreve në vend nuk po kursen as Borshin, aty ku flakët e zjarrit po djegin një pjesë të mirë të malit. Në foton ekskluzive të siguruara nga gazeta “Koha Jonë”, vërehet se situata shfaqet kritike, ku zjarri i përmasave të mëdha po djeg qindra hektarë ullishte dhe pemë. Ende në vendngjarje nuk kanë mbërritur forcat zjarrëfikëse, e nëse nuk shkojnë deri në mbrëmje, me shumë mundësi e gjitha maja e malit do të digjet. Më të rrezikuar janë banorët dhe shtëpitë e tyre, të cilat ndodhen pak metra poshtë ku zjarri po djeg gjithçka që gjen përpara. Edhe në këtë rast, fati i tyre është në dorë të vetë zjarrit dhe drejtimit që merr, pasi forcat zjarrëfikësve ende nuk kanë mbërritur aty.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?