Ekskluzivisht për “KOHA JONË”, deputeti Flamur Noka: Më 8 janar demokratët hyjnë dhe marrin Selinë Blu

I pyetur që nëse Lulzim Basha nuk ikën nga zyrat e PD-së si kryetar, deputeti dhe ish-ministri brendshëm Flamur Noka tha për “KOHA JONË” se “nëse më 5 janar, deputeti Basha nuk i hap rrugë rivendosjes se demokracisë në PD, por tenton të vazhdojë ta mbajë peng PD për llogari të Ramës, atëherë më 8 janar do të thirren demokratët e Shqipërisë të bëjnë përmbaruesin paqesor të vullnetit të tyre të shprehur më datë 11 dhjetor në Kuvendin e PD-së dhe të datës 18 dhjetor me Referendum. Selia e PD-së është shtëpia e demokratëve. Askush nuk mund ta mbaj peng këtë shtëpi, sepse demokratët janë pronarët e saj. Luli është peng dhe nuk mund të mbaj peng edhe selinë e demokratëve”– përfundon deputeti i PD-së.

Pra data 8 janar, sipas ish-ministrit të brendshëm, do jetë dita kur demokratët marrin Selinë Blu në duart e tyre, pavarësisht se Roland Bejko i krahut të Bashës deklaroi se “do kemi mbrojtje policinë atë ditë”.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD dhe Sekretari për Pushtetin Vendor dhe Decentralizimin (i palës së Bashës), Roland Bejko i pyetur nëse do të jetë në zyrat qendrore të PD për ta mbrojtur kur të shkojë Berisha dhe përkrahësit e tij, tha:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë roje s’jam, as gardian! Nëse sulmohet Selia blu nga njerëzit e Berishës, ka kush e mbron për atë. Na mbron Policia!”- deklaroi njeriu i Lulzim Bashës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pra më 8 janar do të shikojmë përfundimisht se kush e merr apo mban selinë blu, por duket se do kemi përplasje, sepse kryeministri Rama ka interes të jetë Basha si kryetar në PD.

Me sa shikohet demokratët e protestës së 8 janarit të thirrur nga ish-kryeministri Berisha kundër qeverisë në Bulevard, në fillim do të mbarojnë me Bashën në selinë qendrore në PD dhe më pas do turren drejt kryeministrisë.

Berisha është shprehur se pranvera e vitit 2022 do jetë me valë protestash deri në detyrimin e kryeministrit Rama për të shkuar në zgjedhje të parakohshme parlamentare në muajin qershor ose korrik 2022.

Po kështu dje Monika Kryemadhi deklaroi publikisht se Ilir Meta do të kthehet në krye të LSI, çka e shton revoltën popullore ndaj qeverisë Rama.

Një dyshe Berisha-Meta do jetë rrezik i madh për Edi Ramën, sepse këta të dy nuk janë si Basha që i sillej rrotull kryeministrisë me turma.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?