Eksodi i ri nga shqiptarët, media britanike ”The Week”: Shkak shteti i dështuar

Britania e Madhe, si nga ana politike dhe mediatike, këto kohë ka prodhuar dhe vijon, me lajme kundër shqiptarëve.

“The Week”, një media britanike, i ka kushtuar një artikull emgrimit të shqiptarëve, përmes kanalit të La Manshit, ndërsa ka analizuar edhe shkaqet e ikjes masive. Numri i shqiptarëve që kalojnë Kanalin është në rritje, thuhet në shkrim ndërsa theksohet se kushtet e ekonomike janë faktor shtytës.

“Kushtet e punës janë të këqija; standardet e jetesës janë të ulëta. Kushtet ekonomike janë një faktor shtytës. Shumë shqiptarë mendojnë se po jetojnë në një “shtet të dështuar: mungesa e shtetit të së drejtës, ndjenja se vendi po drejtohet nga një qeveri e korruptuar për përfitimin e vet, pashpresa për ndryshim””,-citohet në shkrim.

Si kurrë më parë, në Londër të shtunën e 12 nëntorit u mbajt një protestë nga komuniteti shqiptar, që dënonin gjuhën dhe racizmin nga sekretarja e Brendshme.

SHKARKO APP