”Eksodi” nga Durrësi, 10 mijë pasagjerë drejt Italisë

Vetëm dy ditët e fundit, në Portin e Durrësit janë nisur 7 tragete drejt Italisë me 10 mijë pasagjerë e 3200 mjete. ”Rrugët janë pak më mirë por nuk është se ka shumë ndryshime”, thonë emigrantët.

Një tjetër thotë se: ”Kaluam 5 ditë në Shkodër e më pas në Vlorë, një vend shumë i bukur. Ishte një javë e bukur. Qëndruam edhe në Tiranë, dy ditë. Qytet i veçantë, kaotik disi, por më pëlqeu shumë”, shprehet një turiste italiane.

Gjatë periudhës korrik-gusht, 201 747 udhëtarë hynë në Shqipëri nga Porti i Durrësit dhe 173 004 kanë dalë. Mes tyre, 89 903 shtetas të huaj dhe 24 440 automjete me targa të huaja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?