Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:35 Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi Një konflikt fizik mes tre të rinjve është regjistruar paraditen e sotme në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë, për shkak të një vendi parkimi.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Eksodi nga Shqipëria, të rinjtë: Jo largim, por dëbim nga politika

Aktualitet E mërkurë, 8 Shkurt 2023 18:57
Eksodi nga Shqipëria, të rinjtë: Jo largim, por dëbim nga politika
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Papunësia, pagat e ulëta, kostot e larta të jetesës, rritja e çmimeve, mungesa e cilësisë në arsim, mungesa e mbështetjes nga qeveria, janë disa nga problematikat e të rinjve në Shqipëri. Gjatë diskutimeve u vu në dukje se Dita e Rinisë e gjeti Shqipërinë me 140 mijë të rinj më pak, referuar një raporti të Gallup. Njëri prej të rinjve foli për ”dëbim të të rinjve nga politika” si dhe një formë të planifikuar të largimit të tyre. Valmira Hoxha, një studente e vitit të tretë tha se kushtet në Qytetin Studenti janë skandaloze, dhe kostoja e një studenti shkon në 320-350 mijë lekë në muaj.

”Ne studentët ndihemi shumë të diskriminuar, duke nisur nga kushtet dhe mënyra se si trajtohemi. Studentët kanë kërkuar shumë kërkesa, u premtuan se do realizoheshin. Shumë nga këto kërkesa kanë mbetur në formën e një fasade. Një student mund të paguajë 50 mijë lekë të vjetra për konviktet, por çfarë kushtesh kanë?! Kushtet janë skandaloze! Gjendja e brendshme e godinave është mizerabël. Kostoja mund të shkojë diku te 320-350 mijë lekë. Një studenti mesatar në Tiranë i duhet patjetër të punojë. Është ideja që jo thjesht të mbijetosh, por të jetosh në Tiranë dhe kostot po rriten dita ditës. Kemi ngritur shqetësimin se si në asnjë nga paketat studentët nuk kanë qenë të përfshirë. Ne si studentë jemi barra e familjes sonë. Mund të them që studentët i janë fokusuar më tepër punës”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ndërsa Eljon Mulgeci vuri në dukje se kërkesat e studentëve janë shpërfilluar nga Ministria e Arsimit. ”Situata është vështirësuar dita ditës, duke marrë parasysh që inflacioni është rritur vazhdimisht. Kërkesa ishte që studentëve t’u jepet një bonus prej 10 mijë lekësh të reja, por kjo kërkesë u injorua. Ministrja ka kohë për propagandë, por s’ka kohë të presë studentët. Ndryshimet kanë qenë në fasadë, por kushtet në QS mbeten siç kanë qenë në vitet 1970. Problematike mbetet edhe karta e studentit. Problemi i parë është që nuk ka për të gjithë. Problematikë tjetër është që karta e studentit nuk ka ulje në supermarkete, etj. Kemi ulje te Air Albania dhe dyqanet e luksit”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gazetarja Fiona Çela tha se sipas një raporti të Gallup, Shqipëria ka sot 140 mijë të rinj më pak. ”Kryesisht janë të ardhurat e pakta, ku s’kemi krahasim as me vendet e rajonit. Një studim pak kohë më parë ka treguar që vendet e rajonit kanë rritur pagat me 250 euro, ndërsa në Shqipëri me 80 euro, është një diferencë shumë e madhe. Dita e Rinisë e ka gjetur Shqipërinë me 140 mijë të rinj më pak. Ka qenë një raport i Gallup. Flasim për të rinj nga mosha 16 në 24 vjeç. Problemi është që po largohen të rinjtë ekselentë. Largohen përveç pagave të larta, edhe për kushte më të mira jetese dhe një arsimim më të mirë. Humbja e shpresës kanë qenë faktorët kryesor që kanë ndikuar”.

Mund t'ju interesojë

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Para 1 minute
Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacientin në qendër të shërbimit

Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacient...

Para 17 minutash
A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

Para 48 minutash

Aktivisti i Qëndresës Qytetare, Rigels Xhemollari, tha se i gjithë sistemi motivin ikjen e të rinjve. ”Është i gjithë sistemi në Shqipëri që motivon ikjen e të rinjve. Nëse hedhim sytë në Parlament ka vetëm dy të rinj. Nëse shohim si një i ri punësohet në administratën publike, shohim që duhet të ketë një teser partie. Nëse do marrim biznesin privat, është e ndërtuar struktura në mënyrë primitive, pronari merr njerëzit e fisit, ka humbur konkurrenca. Kjo është kryer edhe në një trend. Nuk po protestojnë më të rinjtë, sepse mendjen e ka diku tjetër, edhe nëse është fizikisht këtu mendja ka emigruar. Ne nuk e kemi arsimin prioritet, në momentin që s’paguajmë pedagogët, nuk ndërtojmë laboratorë”. /MCN TV/

Etiketat e lidhura

rinia
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi
Para 1 minute

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 4 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë
Para 6 minutash

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…
Para 13 minutash

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 13 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 14 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.