Eksperimenti në Francë, zbulohet temperatura në të cilën zhduket koronavirusi
Aftësia e Koronavirus-it për t’u përshtatur me rrethana të ndryshme dhe të ndërlikuara është një nga sekretet e përhapjes së shpejtë, duke e bërë atë shumë të rrezikshëm për njerëzit. Për këtë arsye, shkencëtarët nga Universiteti Aix-Marseille në Francë kanë kryer teste për të kuptuar se si mund të mbijetojë apo të riprodhohet edhe pas ekspozimit të gjatë në temperaturat e larta. Studiuesit kanë krye disa teste në temperaturën 60 gradë celsius për një orë, teksa rezultati ishte se virusi nuk zhdukej i gjithi.
Në sa gradë mund të mbijetojë koronavirusi?
Studiuesit, të udhëhequr nga profesori Remi Charrel, krijuan dy kultura të qelizave të veshkave nga një rrip jeshil (një majmun afrikan). Njëra me proteina shtazore, pra e kontaminuar, dhe tjetra pa asnjë kusht. Pasi ekspozuan të parën për 60 minuta, disa lloje mbijetuan dhe madje u riprodhuan më vonë, ndërsa në rastin e dytë ata vdiqën plotësisht.
Nuk ndodhi e njëjta gjë në temperaturën 92 gradë celsius për 15 minuta ekspozim, efektiviteti ishte total. Duke parë këto rezultate, teoria sipas së cilës ardhja e verës do t’i jepte fund pandemisë, tashmë ishte mohuar pjesërisht nga ekspertë të ndryshëm. /R.Lika-Koha Jone/