Ekspertët japin alarmin: Mishi i pasigurt, rrezik për jetën e konsumatorëve

Zinxhiri i hallkave për të patur një mish të sigurt në vendin tonë nuk funksionon. Eksperti i sigurisë ushqimore Dritan Laçi, shprehet se ekzistojnë shumë probleme të cilat vënë në rrezik shëndetin e qytetarëve.

Shqetësimet fillojnë që nga matrikullimi dhe identifikimi i kafshëve, deri te transporti i tyre në thertore, apo dhe procesi i therjes dhe magazinimit të mishit.

Respektimi i këtyre hallkave, duke përfshirë dhe kohën e magazinimit të mishit në ambiente frigoriferike është parësor për të patur një mish sa më të sigurt dhe cilësor.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Magazinimi në ambiente frigoriferike menjëherë pas therjes është i nevojshëm për të patur cilësi të mirë të mishit. Më pas ai duhet lënë 24-48 orë para se të shitet”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një tjetër shqetësim për të është mostrajtimi i mbetjeve që vijnë nga therja e kafshëve. Shpesh herë, sipas tij, ato hidhen nëpër lumenj, duke u bërë burim infeksionesh dhe sëmundjesh për qytetarët.

“Mbetjet që vijnë si pasojë e therjes së kafshëve nuk u bëhet asnjë lloj trajtimi. Në këtë pjesë jemi në nivelin zero. Mbetjet hidhen nëpër përrenj apo lumenj. duke u bërë burim infeksionesh dhe sëmundjesh”.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi paralajmëroi nisjen e kontrolleve në çdo thertore, duke paralajmëruar mbylljen e tyre që nuk plotësojnë standardet./Klan/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?