Eksperti: Cilat janë akset rrugore më të rrezikshme në Shqipëri

Ndonëse infrastruktura rrugore në Shqipëri është përmirësuar ndjeshëm dhe shumë rrugë janë bërë më të lehta e të shkurtra, limiti më i lartë i shpejtësisë në autostradë është 110 km/h si rruga e Vlorës. Kjo do të thotë që rrugët në territorin tonë nuk janë të strukturuara për shpejtësi të larta.

Eksperti i sigurisë rrugore, Artur Sulçe, i ftuar në Tv Klan, renditi edhe disa nga akset rrugore me rrezikshmëri më të lartë të aksidenteve në të cilat qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm.

Rudina Magjistari: Cilat janë akset rrugore më të rrezikshme për të qarkulluar e udhëtuar?

Artur Sulçe: Akset më të vështira rrugore janë Tiranë-Durrës gjatë ditëve të fundjavave. Një rrugë tjetër shumë problematike është rruga nga Hani i Hotit ose Muriqani për të ardhur deri në Lezhë që bashkohet me këtë pjesën e parikontrukturuar plotësisht që hyn deri në një pjesë të autostradës në Milot. Është një aks shumë i rrezikshëm. Në asnjë vend të botës nuk mund të gjeni një rrugë si ajo, që shpejtësinë maksimale me kod rrugor e kam 80km/h, por për shkak të ndërprerjerjeve ka një shpejtësi shumë të vogël, ngarkesë shumë të madhe dhe niveli i shërbimit të saj është shumë i ulët dhe është shumë problematike gjatë natës.

Rudina Magjistari: Për sa i përket akseve të Jugut dhe Juglindjes?

Artur Sulçe: Në zonën e Jugut, zona e Vlorës është e kontrollueshme lehtësisht me një ndryshim që duhet të bëjë policia rrugore, nuk duhet të jetë statike, por duhet të lëvizë që nëse shikon ndalesa të gabuara, këmbësor apo diçka tjetër, të ndërhyjë menjëherë. Në pjesën Korçë, Pogradec kanë problematikën e tyre sepse është thuajse si rruga e Shkodrës, vonohesh dhe nuk arrin të shkosh në destinacion në kohën që ke përcaktuar, mjafton të dalë një kamion përpara dhe bllokohet.

SHKARKO APP