Eksperti Erion Dasho del me paralajmërimin e fortë për atë që mund të ndodhë me COVID-19 gjatë muajve nëntor-dhjetor

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ngre shqetësimin për kujdesin që duhet treguar nga instancat shëndetësore për parandalimin e një piku rastesh me COVID-19 në vend, që do të na çonte në një kolapsim në muajin dhjetor.

Teksa shkruan se asnjëherë nuk ka folur mbi valën, pikun, kurbën apo sheshimin, Dasho thekson se tani është koha të veprohet me shpejtësi duke rritur kapacitet testuese, gjurmimin dhe trajtimin në kushtet e mjekësisë së familjes me protokolle të qarta.

Postimi i plotë

KUJDES!!!

Gjatë gjithë pandemisë i jam shmangur parashikimeve mbi valën, pikun, kurbën, sheshimin, etj. sidomos kur ato mund të ngjanin të zymta.

Por situata e sotme kërkon kujdes të veçantë! Në se nuk merren masa sot, tetori rrezikon të inkubojë COVID-in dhe nëntor-dhjetori rrezikon një shpërthim me pasoja të paparashikueshme!

Këto janë pritshmëritë në Europë dhe duhet të mbahen parasysh edhe për Shqipërinë!

Në këto kushte është domosdoshmëri:

1. Një kapacitet testues minimumi 2.500 teste në ditë. Testet në përdorim duhet të jenë ata që testojnë njëkohësisht për 10 agjentë viralë. Kjo do të mundësojë diagnozën diferenciale aq të dobishme kur ka mbivendosje patogjenësh.

2. Gjurmimi dhe raportim digjital i simptomave të virozave (pa bërë dallim COVID apo viroza të tjera) nga mjekët e familjes dhe nga vetë qytetarët. Kjo do të mundësojë identifikimin e hershëm të vatrave dhe do të orientojë testimin.

3. Trajtim në kushtet e mjeksisë së familjes me protokolle të qarta dhe standarte monitorimi. Ndryshe rrezikojmë që, deri në maj, çdo shqiptar të ketë marrë të paktën 2-3 cikle antibiotikësh dhe antiloagulantësh, çka do të bëjë që më shumë njerëz të humbin jetën nga efektet anësore të mjekimit se nga vetë COVID!

NUK DUHET HUMBUR ASNJË MINUTË MË TEPËR!

PAPËRGJEGJSHMËRIA SOT MUND TË PAGUHET SHUMË SHTRENJTË NESËR!

https://www.facebook.com/632402258/posts/10159055641602259/?extid=0&d=n

 

SHKARKO APP