Eksperti i PD-së, Mehmeti: Arsimi është katandisur si kurset e analfabetizmit

Eksperti i Arsimit Ndriçim Mehmeti, i ftuar në emisionin “Ditë e RE” në RTv Ora foli mbi arsimin dhe problematikat që arsimi po përballet ditët e sotme.

Duke marrë parasysh gjendjen e mjerueshme në të cilën shkollat ndodhen sot, Mehmeti shprehet  se mësimi ëshëtë katandisur si kurs analfabetizmi. Teksa shton se Bashkia merr 30 milionë euro nga taksat e qytetarëve, lekë të cilat nuk dihen se ku shkojnë.

“Që të respektosh shtetin ti duhet të dish që shteti të shërben. Ju ndoqët rastin e dy motrave dhe këtu kemi të gjithë të drejtën që të hedhim shtetin 5 herë në gjyq dhe jo shteti ne. A paguaj unë për rrugët, rrugët nuk pastrohen.  Nga Bashkia merren 30 milionë euro për arsimin. Paguajmë të gjithë për arsimin, paguajnë edhe prindërit tanë, ata që janë në pension paguajnë taksë për arsmimin. 30 milionë euro ku shkojnë?  Siç ndoqa dje Nën Kryetarin e Bashkisë ku tha që 152 shkolla janë shkatërruar, dhe sot kemi ndërtuar 7 shkolla dhe presim 34 të tjera.

Kjo është tallje e madhe ku bëjnë mësim të tjerët. E dini që shkolla “Naim Frashëri” është katandisur si kurset e analfabetizmit pra mbaroje ti punën turn i dytë dhe kaloje njëher nga shkolla se kishe për të mësuar a dhe b, nesër pastaj c dhe d. Ata fillojnë mësim në 8 dhe mbarojnë në 8 të darkës. Më thoni cilat nga turnet është efektiv. Më thoni kush do marre në punë këtë brez?“- thotë ai.

SHKARKO APP