Eksperti i Sigurisë: E rrezikshme që Polici të rrijë në autostradë pas ferrave

Eksperti i Sigurisë Rrugore, Fatjon Softa ka deklaruar se norma e aksidenteve në Shqipëri është e lartë në raport me popullsinë dhe ka shumë gjëra për të bërë.

I ftuar në “Top Talk”, Softa tha se niveli i papërgjegjshmërisë së drejtuesve të mjeteve në vendin tonë është shumë i lartë saqë nuk mund të rregullohet vetëm përmes gjobave.

“Duhen vendosur radarët, sepse i shpëtojnë jetën policit pasi ai nuk mund të patrullojë në autostradë dhe së dyti nuk kemi aq shumë punonjës policie”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?