Eksperti i sigurisë: Mund të ketë sulme të tjera kibernetike

Eksperti i sigurisë, Ergys Muzhaqi thotë se do të ketë sërish sulme kibernetike nga hakerët iranianë ndaj vendit tonë.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Muzhaqi u shpreh se hakerat iranianë mund të bashkëpunojnë me të tjerë, duke nënvizuara ata rusë ose serbë.

“Duhet të jemi shumë të qartë që sulme të tjera do të priten. Madje, kam përshtypjen që grupet e hakerave iranianë edhe me grupe të tjerë hakerash që mund të kenë qasje të tjera nga mund të hyjnë. Kemi hakera rusë që janë po aq të famshëm, ndonëse iranianët janë më të rrezikshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kemi hakera serbë, kemi hakera që do dëshironin të merrnin pjesë në një situatë të tillë. Shqipëria nuk ka kohë për të humbur që të marrë masat e saj”, deklaroi Muzhaqi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?