Eksperti IT kallëzon në SPAK drejtuesit e AKSHI-t

Nuk ndalen skandalet në qeveri.

Eksperti i Teknologjisë së Informacionit Gent Progni, ka kallëzuar sot në SPAK Agjensinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Kjo padi është bërë lidhur me hakërimin e të dhënave të shqiptarëve nga hakerat iranianë, teksa sipas Prognit, është vërtetuar tashmë që nuk ka pasur një segregim të serverëve, dhe sipas tij kjo mund të jetë bërë që t’u jepet akses patronazhistëve në mbledhjen e të dhënave.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sot erdha për të bërë një kallëzim për AKSHI-n, për sulmin kibernetik, ku me veprimet ose mosveprimet e tyre kanë bërë të mundur që të gjitha të dhënat tona të jenë të rrezikuara. Kallëzimin e kam bërë si individ, por i mbështetur edhe nga forumi që ende nuk ka marrë një formë ligjore, Rizgjim Kombëtar, ku deri tani jemi 800 programues IT që kemi parë të drejtë ta bëjmë këtë kallëzim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne kemi kapur vetëm një pikë, ky nuk do të jetë kallëzimi i parë. Pika që kemi kapur ne që është dhe publike dhe s’ka nevojë për ekspertizë, është mosrespektimi i kushteve dhe standardeve, ndarja e serverëve nga një layer virtual në një layer virtual, dhe kjo është e vërtetuar nga videoja e hakerave e publikuar në Telegram, ku tregohet qartë që këto servera nuk kanë qenë të segreguara.

Kjo tregon se kanë ndihmuar në hakërrimin e të dhënave, pra kalimi nga një server në të gjitha serverat që hostohen nga AKSHI. Me dashje apo pa dashje nuk jemi në pozitën ta themi sepse kemi një terr shumë të madh informacioni, por kjo vërtetohet nga videoja e hakerave iranian.

Ne kemi hedhur dyshimin që ky segregim nuk është bërë me qëllim që në kohën e patronazhistëve, sepse lejon mbledhjen e të dhënave nga shumë serverë në mënyrë lokale. Këtë segregim nuk mund ta bëjnë iranianë në mënyrë virtuale, sepse duhet prekje fizike e serverëve që të mos bëhet ky segregim”, u shpreh ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?