Eksperti Karamuço flet më shumë për rolin e vajzës në vrasjen e Nikulajt
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se dy prej gjashtë personave të përfshirë në vrasjen e Ardian Nikulajt mund të ishin arrestuar, nëse nuk do të kishte rrjedhje informacioni. Ai u shpreh se Policia e Shtetit dhe Prokuroria duhet të gjejë personat që shpërndajnë informacione që përbëjnë sekret hetimor.
”Vijmë tek ajo vajza e cila fillimisht ka qenë mbështetëse për të strehuar dhe krijuar gjithë fasilitetet e një pjese të grupit dhe më pas si duket është penduar dhe ka vajtur vetë e para dhe ka bërë deponimet e saj në prokurori. Është ende në pikëpyetje lidhja e saj me grupin, por një fakt që më duhet ta them për herë të parë dhe më shqetësuar shumë është rrjedhja e informacionit sekret hetimor.
Nuk po them pse merren mediat, mediat duhet të merren për sa kohë ky informacion rrjedh dhe duhet ta publikojnë patjetër. Por midis institucionit të Policisë së Shtetit dhe të Prokurorisë ka një problematikë shumë të madhe, këta duhet të gjejnë personat se kush i publikon informacion dhe çfarë qëllimi kanë mbi të gjitha.
Policia para tre ditësh i ka identifikuar personat dhe në momentin që kanë nisur të dalin të gjitha informacionet e tjera ata janë larguar dhe me kontaktet që kam pasur me policinë, të paktën dy prej tyre mund të ishin arrestuar nëse nuk do të kishin dalë disa prej këtyre informacioneve”,-tha Karamuço.