Eksperti Karamuço tregon si Rozeta Dobi i vodhi unazën e martesës

Vetëm ish-zyrtaren e shtetit, Alda Klosin ka vjedhur sanitarja Rozeta Dobi? Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka pohuar se është grabitur nga Dobi gjatë kohës që ajo punonte si pastruese në banesën e tij.

Karamuço ka treguar për ”BW” se 49-vjeçarja i kishte vjedhur unazën e martesës. Eksperti shton se rasti u identifikua falë mbishkrimit tek sendi.

“Pastruesja ka ardhur rreth 6 muaj në shtëpinë tonë, por jo rregullisht. Pas një periudhe kohe vumë re që unaza e martesës nuk ndodhej në shtëpi, ishte vjedhur. Kam bërë denoncim në polici dhe së fundmi jemi kontaktuar që unaza është vjedhur. Sendin e kemi njohur sepse ka një dedikim “Ervinit me dashuri”, ka thënë Karamuço.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?