Eksperti: Kriza uli konsumin dhe largoi investitorët

Ekonomia e vendit nuk po performon siç duhet. Ky është opinion i ekspertit të ekonomisë Fatos Çoçoli i cili tha se përgjysmimi i rritjes ekonomike nga mbi 4% në vitin e kaluar në 2.31% në tremujorin e dytë të këtij viti ka ardhur si rezultat disa faktorëve. Eksperti i ekonomisë tha për Report TV se nëse kjo situate nuk përmirësohet, rritja ekonomike nuk do të arrijë as në 3.5% sa është edhe parashikimi i FMN-së dhe i Bankës Botërore.

“Ashtu siç parashikonte Fondi Monetar Ndërkombëtar diku tek 3.2, 3.3 apo dhe 3.5% që jepte dhe Banka Botëror, nuk jemi në ato nivele dhe mendoj që ndoshta edhe deri në fund të këtij viti nuk do të arrijmë ti kapim. Shteti merrte çdo vit në formën e taksave nga aktiviteti i basteve, 50 milionë euro. Kjo e ardhur gjatë këtij viti ka munguar në buxhetin e shtetit”, u shpreh Çoçoli.

Pavarësisht se ende nuk ka raporte konkrete që tregojnë se çfarë ndikimi kishin protestat e opozitës tek buxheti, Çoçoli thekson se kriza politike ndikoi negativisht në konsum dhe në përthithjen e investimeve. “Nuk kemi pasur nxitje për të konsumuar popullsia në krizën e tejzgjatur politike, është një nga arsyet kryesore që ka tkurrur qoftë investimet e biznesit vendas qoftë edhe kapitalet e huaja që do donin të investonin tek ne”, tha eksperti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?