Eksperti ligjor-Ramës: ”Unaza e Re” do jetë rruga e funeralit tënd politik
Banori dhe eksperti ligjor, Artan Manushaqe i kërkon kryeministrit Edi Rama që të tërhiqet nga vendimi për devijimin e ”Unazës së Re”, pasi banesat e tyre do t’i mbrojnë me çdo kusht.
”Në momentin kur qeveria e ka lejuar një gjë nuk e ka ndaluar, ti ke krijuar konceptin e qëndrueshmërisë dhe të vazhdueshmërisë, ke ndërtuar konceptin social të banimit, shkollës e komunitetit. E gjithë Shqipëria ka bërë ndërtime të paligjshme nga ’90-ta e këtej. Në Tiranë janë 80% të ardhur, 50% e pallateve janë pa hipotekë, pra edhe ata janë të paligjshëm në kuptimin formal, por jo Kushtetuta në thelbin e vet ta garanton si të drejtë themelore që në momentin që ti e ke ndërtuar. Këta duan të bëjnë qendra tregtare dhe pallate aty. Ne banorët e Unazës së Re, por edhe të Shqipërisë kemi projekt zhvillimi. Po jo të bëhet represion. Nuk do ta lejojmë o Edi Rama, harroje nuk shkel në Unazë të Re. Edi Rama kjo Unazë e Re është rruga e funeralit tënd politik. Nuk ia vjedh dot pronën, nuk e nxjerr dot nga shtëpia në 2018. Po e çon vendin në përplasje civile”, u shpreh banori.
KOHA JONË SONDAZH

