Eksperti: Në Europë po hyn një drogë e re, ka përbërje mbetjesh njerëzore
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka lëshuar një deklaratë të fortë, ku thotë se në Evropë po hynë një drogë e re. Për të kjo drogë është shumë toksike dhe krijon varësi të skajshme, ndërsa shton se përzërja bëhet me kerozinë, hi vullkanik, “mbetje të bërsisë së gjetheve të kokës dhe mbi të gjitha me pluhur të eshtrave njerëzore”.
“Në Evropë po hyn “Kokaina Bazuko”, droga e re dhe shumë e lirë për t’u përballuar nga cilido. Alarmi vjen për shkak se është shumë toksike dhe krijon varësi të skajshme.
Përzërja e saj bëhet me kerozinë, hi vullkanik, mbetje të bërsisë së gjetheve të kokës dhe mbi të gjitha me pluhur të eshtrave njerëzore. Kjo po e bën prodhimin e saj shumë kriminal. Tashmë kartelet në Kolumbi po hedhin sytë nga varrezat e qyteteve. Ndërkohë, në lindjen e mesme vazhdon trafiku i konfirmuar i kafkave njerëzore për këtë qëllim”, shkruan ai.