Eksperti nxjerr zbuluar Policinë: Kanë dron të specializuar që nuk është ngritur asnjëherë

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar se satelitët e ngritur nga qeveria shqiptare kanë marzh të madh gabimi për kontrollin e territorit. Në studion e emisionit “Log” ai u shpreh se policia ka një dron të madh mjaft të specializuar që nuk është ngritur asnjëherë për kontroll dhe mbahet ende në qese.

“Ne kemi ngritur dy satelitë. Policia ka 50 dronë në përdorim me distanca të vogla. Ndërkohë ka një dron shumë të madh të specializuar që nuk është ngritur fare. Është dron me komandim dhjetëra kilometra lart. Është prodhim amerikan. Ai dron nuk është ngritur asnjëherë. Është në qese akoma. Nuk dihet ende kush e ka në inventar. Ne kemi ngritur satelitët për kushtet atmosferike. Ky lloj sateliti që ne kemi në përdorim ka marzh gabim shumë të rëndë”, deklaroi Karamuço.

Karamuço foli edhe për ndikimin e grupeve shqiptare në tregun ndërkombëtar të trafikut të drogës. “Kanabisi shqiptar ka pasur një vlerë qarkullimi te 1 mld dollar. Grupet tona kriminale kanë kontaktuar me grupe terroristë sepse ata duan të marrin para për luftërat dhe armatimet. Ne kemi një volum shumë të lartë edhe që mbjellim edhe që e kemi disponibël. Kontrolli i territorit në Shqipëri është një problem shumë i madh”, tha ai.

SHKARKO APP