Eksperti Softa tregon ku çedon puna e Policisë së Shtetit

Sot kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha prezantuan një anketim mbi punën e Policisë së Shtetit në vend. 65% e qytetarëve vlerësojnë punën e Policisë si “Të mirë” ose “Shumë të mirë”, ndërsa 82% e qytetarëve shprehen se ndihen të sigurt në zonat e tyre të banimit.

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa thotë se duhet studiuar gjendja e strukturës së brendshme të Policisë, për të evidentuar problemet e strehimit, problemet me sëmundjet profesionale, problemet me papunësinë e familjarëve të tyre, probleme që sipas tij, kanë lindur me kualifikimin dhe me ngjitjen në karrierë të punonjësve të policisë.

“Duhet t’i kthehemi vetë strukturës së brendshme të Policisë, duke parë gjendjen e tyre të brendshme. Domethënë, problemet e strehimit, problemet me sëmundjet profesionale, problemet me papunësinë e familjarëve të tyre, probleme që kanë lindur me kualifikimin dhe me nxitjen në karrierë të punonjësve të policisë.

Jo vetëm thjeshtë duke i nxitur dhe simuluar ata politikisht. Ka ndryshime dhe këto ndryshime erdhën si rrjedhojë e një gare, ku filloi nga drejtori i përgjithshëm te drejtori i qarqeve, që ishte një risi dhe një akt pozitiv që është bërë në drejtim të hapjes së garës dhe mundësisë që nga gjiri i policisë të kesh mundësi të bësh karrierë.

Ajo që çedon është mundësia e komunikimit me publikun dhe informacioni që publiku do të japë për ta. Për sa kohë ka njerëz të fortë që qarkullojnë dhe për aq kohë sa ka njerëz të pasur, që kanë krijuar këtë lloj hendeku që merren me pastrimin e parave, tregojnë realitetin e gjendjes së brendshme”, tha Softa në ”A2cnn”.

SHKARKO APP