Eksperti Softa: Vr*sja e Liridonës mund të jetë bërë për disa arsye

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa për krimin me vrasjen e planifikuar të Liridonës, thotë se nuk është vetëm pista e përfitimit të siguracionit të jetës arsyeja që shtyu Naimin të paguante për eleminimin fizik të bashkëshortes, pasi mund të ketë dhe pista të tjera.

Eksperti ka hedhur kategorikisht poshtë pistën e tradhtisë, pasi sipas tij nëse do të kishte diçka të tillë, atëherë Naim Murseli do të kishte patur disa simptoma para se të shkonte drejt krimit.

”Ka patur inskenim, ai është përgatitur për një gjë, dhe diçka e ka shtyrë për një vendim të tillë. Duhet të themi që një grua nuk mund ta qëllosh dhe me lule, jo të mendosh për ta vrarë. Para dy javësh pati një vrasje në Romë ku i dashuri vrau gruan, dhe 500 mijë vetaprotestuan në Romë, edhe tifozët u solidarizuan për t’i thënë stop dhunës”, u shpreh Softa në Vizion.

SHKARKO APP